Google search engine
Home Politike Berisha injorohet nga amerikanët/ Senatorët e SHBA-së dhe Eric Wendt refuzojnë takimin...

Berisha injorohet nga amerikanët/ Senatorët e SHBA-së dhe Eric Wendt refuzojnë takimin me kreun demokrat

0
24

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, mbështetës të nismave legjislative për Ballkanin Perëndimor, po zhvillojnë një tur në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në vendin tonë, senatorët u takuan me Presidentin Bajram Begaj, drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe përfaqësues të opozitës.

Në takimet në Tiranë, ata shoqëroheshin nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt. Në fokus të turit ballkanik të dy senatorëve amerikanë janë siguria, integriteti euroatlantik, bashkëpunimi me NATO-n dhe sundimi i ligjit.

Të shtunën, senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, së bashku me ambasadorin Eric Wendt, takuan në zyrat e tyre dy shefat e hetimeve më të rëndësishme në Shqipëri, kreun e SPAK, Klodjan Braho, dhe atë të BKH, Joni Keta.

Për ambasadorin e ri amerikan, Wendt, kjo ishte ndalesa e dytë në SPAK brenda pak ditëve, pasi ai zhvilloi takime me drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme menjëherë pas marrjes së detyrës në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë. Kjo tregon se mbështetja e amerikanëve vazhdon të jetë ndaj Strukturës së Posaçme.

Gjatë takimit me Kreun e Shtetit Shqiptar, shoqëruar nga ambasadori Wendt, dy senatorët amerikanë u vlerësuan me dekoratën e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, për kontributin e tyre.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, senatorët amerikanë dhe ambasadori Eric Wendt takuan dhe përfaqësues të kampit opozitar, përfshirë deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kason, ku mësohet se opozitarët kanë ngritur shqetësimet e tyre për mënyrën e qeverisjes së vend.

Diplomatët amerikanë kanë zhvilluar takim dhe me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, si dhe deputeten Marjana Koçeku, e cila është e pavarur pas largimit nga Partia Socialiste.

Senatorët amerikanë dhe ambasadori Eric Wendt kanë shmangur në takimet e tyre në Tiranë kreun e opozitës, Sali Berisha.

Mësohet se pas takimeve në Shqipëri, dy senatorët amerikanë kanë udhëtuar drejt Kosovës, për t’u takuar me politikën e vendit fqinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here