Google search engine
Home Lifestyle Foto që po trazon rrjetin, ndodh e pazakonta me flamurin shqiptar në...

Foto që po trazon rrjetin, ndodh e pazakonta me flamurin shqiptar në festivalin e Dua Lipës në Tiranë

0
278

Festivali “Sunny Hill” ka mbyllur mbrëmjen e djeshme siparin e tre netëve në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Evropa kanë performuar për tre netë me radhë hitet e tyre më të njohura.

Por, në mbyllje të “Sunny Hill” në skenën gjigante para mijëra të rinjve, është shfaqur flamuri shqiptar me yllin komunist në krye.

Një simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, për t’u hequr përgjithmonë në 1992.

Nuk dihet nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit.

Por foto ka ngjallur mjaft debat pasi ylli përfaqëson një ndër sistemet më te egra  totalitare në Evropë, diktaturën e Hoxhës.

Foto që po trazon rrjetin, ndodh e pazakonta me flamurin shqiptar në

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here