Pas eliminimit nga Europa nisin largimet e titullarëve nga Tirana, vargun e fillon Totre

0
151

Eliminimi nga kupat e Europës i ka sjellë një zhgënjim të pakufishëm Tiranës, e cila në katër ndeshje të luajtura, dy në Championse dy në Conference League, nuk fitoi asnjë takim, madje i humbi të katërta ndeshjet, me një bilanc shumë të rëndë dhe duke bërë performancën më të dobët bardheblu ndër vite. Kjo situatë zhgënjyese pasohet nga largime të rëndësishme në radhët e skuadrës, largime që mund të kenë efekt negativ për sezonin e ri. Kështu, tashmë është zyrtare, Enur Totre do të vijojë karrierën e tij në Ukrainë tek ekipi Vorskla Poltava. Ashtu siç ështënjoftuar javë më parë, 25-vjeçari do të transferohet në skuadrën ukrainase, që ka blerë kartonin e mesfushorit nga kampionët e Shqipërisë. Vetë lojtari ka njoftuar këtë të hënë përmes një postimi në rrjetet sociale se ka ndërprerë bashkëpunimin me bardheblutë, duke theksuar se ka qenë pjesë e ekipit më të suksesshëm në Shqipëri.“Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion. Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti. Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit. Ju uroj shumë suksese në vazhdim, Forca Tirona”, shkruan Totre në postimin e tij.Klubi i Tiranës do të përfitojë 300 mijë euro nga shitja e lojtarit nga Tetova, shumë të cilën do e marrë në tre pjesë. Në arkat e bardhebluve ka mbërritur shuma e parë prej 100 mijë eurosh para ndeshjes së kthimit me Zrinjski, ndërsa pjesa tjetër e shumës së transferimit do të kalojë në vijim. Kontrata e jetës dhe për Totren, i cili do të përfitojë një rrogë bazë prej 18 mijë eurosh në muaj, ndërsa me bonuset do i kalojë shifrën e 20 mijë eurove.Vorskla Poltava, një herë fituese e Kupës së Ukrainës, ka synime për të qenë në vendet e para të klasifikimit. Kampionati ukrainas do të luhet në qytete pranë Polonisë, e nëse do të ketë rrezik nga lufta që po zhvillohet do të zhvendoset në Poloni. Totre u angazhua me Tiranën për një edicion, duke luajtur 42 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe ndeshjeve ndërkombëtare, e duke shënuar dhe 5 gola.

Gentian Muça mbetet pjesë e Tiranës

Një lëvizje surprizuese ka ndodhur në kampin bardheblu, në lidhje me pankinën. Kështu, Gentian Muça do të vijojë të jetë pjesë e Tiranës edhe në sezonin e ardhshëm, por tashmë jo më në rolin e futbollistit. Ish-kapiteni i kryeqytetasve do t’i dedikohet një aventurë të re, teksa nis karrierën e trajnerit dhe këtë do ta bëjë nga shtëpia e tij, Tirana.Klubi kryeqytetas ka njoftuar se Muça do të jetë numri një i skuadrës U-21, teksa 35-vjeçari do të ketë detyrën për të promovuar talentet bardheblu të cilët në sezonet e fundit ia kanë dalë të lejnë gjurmë edhe në skuadrën e parë.Kështu, duke nisur nga data 3 gusht, Muça do të zbresë në fushë për të nisur procesin e seleksionimit për të evidentuar të rinjtë që mund të spikasin në të ardhmen e tyre si lojtarë të bardhebluve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here