Broja, Manaj dhe Strakosha, treshja e Kombëtares shton ngjyrat kuqezi në Angli

0
58

Rei Manaj zgjodhi të luajë në kampionatin anglez këtë sezon. një vendim i tillë nga ana e tij u diktua nga zhvillimet ë prekën skuadrën e Specias në Serie A, si dhe mungesa e një marrëveshjeje afatgjatë mes klubit italian dhe Barcelonës që kishte kartonin e lojtarit. Por kjo nyje rezultoi e zgjidhshme, sepse lojtari ia doli të marrë vëmendjen e një klubi anglez, Uotfordit dhe sezonin tjetër do të luajë në Angli. Nëse ia del të jetë titullar dhe produktiv me golat e tij, atëherë ai do ta marrë ftesën e trajnerit Edi Reja në Kombëtare. Por ajo që mund të konsiderohet surprizë këtë vit është se shqiptarët në kampionatin anglez do të jenë më shumë, sepse, përveç Brojës që është atje tashmë dhe Manajt që kaloi këtë verë, është pikërisht portieri Thomas Strakosha që siguroi kalimin tek Brentford. Ky ishte një transferim nga Lacio, klub italian me të cilin Strakosha qëndroi jo pak por gati një dekadë. Lojtari tani është në pritje të luajë ndeshjen e parë me Brentford dhe gjasat janë që ai të jetë titullar, por medita angleze flasin për një rivalitet me portierin që ishte më parë. gjithsesi, duke parë situatën ku ishte katandisur tek Lacio, Strakosha tani ka një dritare të re, në kampionatin më të fortë në botë dhe padyshim që për karrierën e tij do të jetë një eksperiencë e paharruar. Ndryshe nga Manaj që luan në Championship, Strakosha do të luajë në elitë, pra në Premier League.

Broja mund të luajë titullar me Çelsin, por….

Një tjetër futbollist i Kombëtares që ndodhet në futbollin anglez është Armando Broja. Në fakt, historia e tij ndryshon nga të tjerët, pasi ai ka dalë nga akademia e Çelsit, pra është prodhim i vetë futbollit anglez. Broja ka qenë i huazuar fillimisht tek Viteshe në Holandë e sezonin e kaluar tek Sauthemptoni në Premier League. Tani ai është kthyer në radhët e bluve të Londrës dhe shpreson të fitojë vend titullari. Por klubi është në dilemë, ta mbajë apo ta shesë. Megjithëse varianti më i besueshëm se do të ndodhë është transferimi. Armando Broja ka filluar stërvitjet e plota me skuadrën e Çelsit, teksa është vënë që nga java e kaluar nën urdhrat e trajnerit Tomas Tuhel. Ai pret ende të mësojë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e bluve apo jo, por nga dita në ditë, shtohet besimi se tekniku gjerman ka dëshirë të mbajë futbollistin. Tashmë në Angli janë të bindur se blutë e shohin si një lojtar me shumë perspektivë Brojën ndaj do të mbajnë futbollistin e të largojnë ata të cilët nuk kanë përmbushur pritshmërinë. Gazetari britanik Aleks Kruk deklaroi për “GiveMeSport” se vetë pronari i Çelsit, Tod Bohli, nuk do të ndërhynte që të largonte futbollistin shqiptar dhe preferonte që të shihte larg skuadrës edhe emra shumë të famshëm para Brojës. “Mendoj se Bohli po kërkon që të heqë qafe Verner, bashkë me shumë prej atyre që kanë rroga të larta. Mendoj se Bohli do të dëshironte më shumë që të mbante lojtarë si Kolvill e Broja, dhe të ndërtonte për të ardhmen, ndërsa përfiton financiarisht nga shitja e emrave si Verner, Hadson-Odoi, emra të cilët nuk kanë përmbushur pritshmërinë, Barklei e ndoshta edhe N’Golo Kante”, theksoi gazetari i njohur britanik.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj