Një nga terroristët më të kërkuar të FBI-së, eliminohet udhëheqësi i Al-Kaedës

0
64

Udhëheqësi i al-Kaedës, një nga terroristët më të kërkuar të FBI-së, vritet në një sulm me dron në Kabul.

Një burim i informuar për operacionin konfirmoi se lideri i Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri u vra në sulmin amerikan në Afganistan.

Një zyrtar i lartë i administratës tha më herët të hënën se SHBA kreu një operacion të suksesshëm kundër terrorizmit kundër një objektivi “të rëndësishëm” të Al-Kaedës në Afganistan gjatë fundjavës, duke shtuar se nuk pati viktima civile.

Sulmi kundër terrorizmit ndodhi në Wazir Akbar Khan, një nga lagjet më të pasura në Kabul, larg zonave kryesore diplomatike, përfshirë Ambasadën e SHBA.

Presidenti Joe Biden pritet të mbajë një fjalim lidhur mbi operacionin e kryer.

Al-Zawahiri, i cili ka lindur në Kajro në vitin 1951, është trajnuar si mjek përpara se të themelonte Xhihadin Islamik Egjiptian, tha FBI. Organizata e tij kishte kërkuar të përmbyste qeverinë egjiptiane “përmes mjeteve të dhunshme” përpara se të bashkohej me Al-Kaedën midis viteve 1998 dhe 1999, tha Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Si zëvendës i Al-Kaedës i Osama bin Ladenit, al-Zawahiri ndihmoi në koordinimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 që vranë rreth 3,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara, tha Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Al-Zawahiri dhe bin Laden u shfaqën së bashku një ditë pas sulmeve në një video, në të cilën një zëdhënës i Al-Kaedës kërcënoi Perëndimin, duke thënë se “një ushtri e madhe po mblidhet kundër jush”, thanë zyrtarët amerikanë.

Departamenti i Drejtësisë i emëroi al-Zawahirin dhe bin Ladenin si bashkëpunëtorë për rolet e tyre në koordinimin e sulmeve.

Të dy ishin paditur në distriktin jugor të Nju Jorkut në vitin 1999 për bombardimin e ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani, që vrau 224 njerëz vitin e kaluar.

Pas vdekjes së bin Ladenit në vitin 2011, al-Zawahiri mori postin e udhëheqësit të Al-Kaedës, thanë zyrtarët.

FBI e kishte vendosur al-Zawahirin, i cili ndonjëherë njihej si “Doktori” ose “Mësuesi”, në listën e saj të terroristëve më të kërkuar , duke ofruar një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për kapjen e tij.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj