Mbledhja e qeverisë/ Ministrja Evis Kushi komunikon vendimin e rëndësishëm: Kam një lajm të mirë!

0
265

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndër vendimet që janë miratuar, ishte edhe ajo e kodifikimit të programeve të studimit.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se ky është një detyrim që rrjedh nga ligji për arsimin e lartë dhe ofron lehtësira, për personat që duan të ndryshojnë degë studimi ose dhe ata që janë në degë të ngjashme.

“Kam një lajm të mirë! Miratuam vendimin për kodifikimin e programeve të studimit. Kodifikimi nënkupton organizimin e programeve të studimit në kode që identifikojnë fusha të ngjashme. Është një detyrim që rrjedh nga ligji për arsimin e lartë. Sipas ligjit të gjitha programet e studimit që ofrohen në fusha të ngjashme në të njëjtin cikël, duhet të jenë të ngjashme së paku në 70% të tyre. Kjo i vjen në ndihmë institucioneve, duke filluar nga vetë universitetet.

Së fundmi përfitojnë studentët sepse do të jenë më të qartë kur bëjnë transferimin e shërbimeve nga një Universitet apo një tjetër. Kodifikimin e kemi konsultuar me detaje me universitetet dhe i jemi referuar sistemit ndërkombëtar për kodifikimin e programeve. Besoj që vendimi o sotëm është një tjetër hap për përmirësimin e cilësisë së universiteteve tona”, tha Kushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here