“Doja të shpëtoja, por nuk munda“/ Plas skandali në Eurovizion, dëshmia tronditëse: Na kanë ngacmuar seksualisht!

0
238

Një skandal duket se ka përfshirë Eurovizionin, i cili ditën e djeshme nisi gjysëmfinalen e parë në Torino të Italisë, ku disa vajza vullnetare kanë akuzuar disa balerinë për ngacmime seksuale.

Sipas mediave vendase, një vajzë e quajtur Paola, emri i të cilës nuk është real, është një nga vullnetarët që pretendon se është ngacmuar nga disa kërcimtarë gjatë festës së inaugurimit të Eurovision Song Contest, të dielën në mbrëmje në Reggia di Venaria.

“U ndjeva e pafuqishme, doja të shpëtoja, por nuk munda“. -tha Paola.

Një festë VIP në një ambient ekskluziv u organizua në Citroniera në rezidencën e Savojës, një trashëgimi e UNESCO-s, e cila për disa vajza me këmishën portokalli, ngjyrën e uniformës së tyre, është kthyer në një përvojë “të turpshme” dhe gjithçka tjetër veçse jo e këndshme.

“Ishin disa djem nga delegacionet që na përqafuan gjatë gjithë kohës. Nëri më vuri dorën në bel dhe u përpoq të më puthte. Arrita të çlirohem, por një tjetër u afrua dhe u soll në të njëjtën mënyrë. Në fund arritëm të iknim. Jam e lumtur që jam vullnetare e Eurovizionit, por nuk prisja që ajo që duhet të ishte një përvojë e mirë për mua të kthehej në ngacmim.”-vijoi Paola.

Për momentin nuk ka asnjë denoncim në polici dhe nga ana e autoriteteve vendase u mohua kategorikisht që të kishte patur skena të tilla.

“ Nëse do të kisha vënë re ndonjëherë se diçka nuk shkonte, do të kisha ndërhyrë e para. Mora pjesë në të gjithë festën dhe ju siguroj se nuk kam parë asnjë ngacmim”, tha Alessandra Aires, zyrtare komunale dhe koordinatore e Mikpritësit të Delegacionit.

Ndërkohë nënkryetarja e shoqatës ‘Torino City of Woman’, Carola miessina u shpreh se këto janv episdoe që fatkeqësisht nuk na habisin por këto raportime duhet të merren parasysh.

“Për fat të keq, këto episode nuk na habisin, ka pasur edhe shumë raportime për tubimin alpin e këtyre ditëve. Nuk është çështje shpirti studentor dhe nuk pranohet më të kalohen episode të këtij lloji nën këtë kapele. Po aq i rëndë është fakti se edhe një herë ka një tendencë për të nënvlerësuar deklaratat e grave që ankohen për këtë lloj episodi”.-tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here