Gjermania nxjerr skenarët e tmerrshëm për Ballkanin: Rrezikohet të plasë lufta, ja plani i Vuçiç dhe shtetet që do të tronditen nga një konflikti i ri i armatosur në rajon

0
270

Pikërisht 30 vjet pas shpërthimit të luftës në Bosnje, ku u vranë rreth 100.000 njerëz, po shtohen shenjat për një konflikt të ri të armatosur në Ballkan. Disa analistë janë të shqetësuar për një bosht luftarak që shtrihet nga Moska në Beograd dhe deri në kryeqytetin e Republikës Srpska, Banja Luka. Gjermania është alarmuar për situatën e nxehtë në Ballkan. Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht zhvilloi një vizitë në disa vende të Ballkanit Perëndimor, Bosnjë, Serbi dhe Kosovë. Kjo vizitë lidhet me shqetësimin e saj se Ballkani mund të zhytet sërish në një krizë serioze apo edhe në një konflikt të armatosur midis grupeve etnike. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock ishte këtu vetëm disa javë më parë. Më pas këtë javë, kancelari Scholz ftoi krerët e qeverive të Serbisë dhe Kosovës në kancelarinë për bisedime mbi krizën. Nuk mungojnë skenarët e tmerrshëm për Ballkanin. Dyshohet se Rusia do të përdorë ndikimin e saj për të destabilizuar rajonin, bazuar në modelin e Ukrainës, shkruajnë mediat gjermane. Udhëtimi i Lambrecht filloi në Bosnjë, në republikën me shumicë serbe. Shqetësimet për një përshkallëzim në Bosnjë kanë alarmuar edhe misionin e BE-së “Altea”, i cili prej shumë vitesh ka një forcë stabilizuese në terren. Në shkurt, për shkak të tensioneve të mundshme, “Altea” aktivizoi disa kompani luftarake dhe i dërgoi në Bosnjë. Problemet në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës janë po aq urgjente. Në vitin 2008 Prishtina shpalli pavarësinë e saj. Deri më sot, Serbia nuk e ka njohur këtë sovranitet, përkundrazi ka vazhduar të pretendojë për territorin e Kosovës. Sipas vëzhguesve, situate mund të përshkallëzohet në çdo kohë. Qeveria federale kishte dëshirë të çonte në përparim të dialogut. Kjo është një nga arsyet pse kancelari Olaf Scholz ftoi Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç në Berlin këtë javë. Nëse Serbia do të mbante anën e Rusisë për shkak të zhgënjimit në pranimin e lëkundur në BE, frika është se Moska do të kishte një aleat që më pas mund të ndikonte dhe destabilizonte të gjithë rajonin në interes të Kremlinit, shton “Der Spiegel”. Lambrecht tha se parakusht është që çështja e Kosovës të zgjidhet përfundimisht.

Vuçiçi si Putini, synon të krijojë “Srpski Svet”

Serbia është një kandidate për anëtarësim në BE, por kjo nuk e ka penguar presidentin të flirtojë me Kremlinin, apo të lavdërojë miqësinë serbo-kineze, duke u shtirur në Uashington sikur është “spiranca” e vetme e stabilitetit në Ballkan. I sapozgjedhur për një mandat tjetër, presioni ndaj Vuçiç është rritur që nga fillimi i pushtimit rus. Atij i kërkohet të ketë një qëndrim të qartë. Por presidenti serb vazhdon të luajë me 2 porta. Kohët e fundit Serbia u armatos me një sistem kinez të mbrojtjes ajrore. Po ashtu mijëra njerëz marshuan pak kohë më parë nëpër Beograd duke brohoritur: “Putin! Serbia dhe Rusia, përgjithmonë vëllezër!”. Vuçiçit i duhet Rusia për bllokimin e çdo lloj rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që synon një njohje formale të Kosovës. Ashtu si Rusia, që po i forcon ambiciet e saj perandorake me frazën mbresëlënëse “Russkiy Mir” Bota ruse, termi “Srpski Svet”, Bota Serbe mund të dëgjohet gjithnjë e më shumë në Serbi, një emërtim që përfshin me kujdes të gjitha zonat ku jetojnë serbët. Vuçiç është i etur të ruajë pjesërisht retorikën e Serbisë së Madhe, të përdorur që në vitet 1990 nga Slobodan Millosheviç. Sipas një sondazhi të kryer në muajin prill, shumica e serbëve janë shprehur për herë të parë ndër 2 dekada kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vuçiç ëndërron “një Serbi të madhe, të fuqishme”, të cilës t’i frikësohen të tjerët thotë politologu Vedran Dzihic, që jep mësim në Vjenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here