Google search engine
Home Politike Drejtesi “5 burgje shqiptare duhen mbyllur”/ Avokati i Popullit: Cenojnë dinjitetin njerëzor! Mbipopullimi...

“5 burgje shqiptare duhen mbyllur”/ Avokati i Popullit: Cenojnë dinjitetin njerëzor! Mbipopullimi i lokalizuar

0
22

Avokati i Popullit ka konstatuar se trajtimi i personave të privuar nga liria në pesë institucione penitenciare të vendit afrohet me standardin e trajtimit degradues.

Kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Gjetjet bazohen në inspektime në 18 IEVP gjatë vitit 2025 dhe në 115 raste ankesash të trajtuara nga institucioni.

“Kur shteti i mban të dënuarit në kushte degraduese, nuk po i ndëshkon, por po i poshtëron. Mbyllja e këtyre pesë institucioneve është detyrim kushtetues” – tha Avokati i Popullit, Endrit Shabani.

𝗧𝗿𝗲 𝘀𝗵𝗶𝗳𝗿𝗮𝘁 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲

5 burgje duhen mbyllur: Burrel, Kosovë-Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” (302), “Jordan Misja” (313).
65% mbipopullim në IEVP Lezhë, 181 të burgosur mbi kapacitetin e planifikuar.
253 ditë mesatarja e qëndrimit në paraburgim, pra më shumë se 8 muaj në qeli pa qenë i dënuar.

𝗥𝗲𝗮𝗹𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗲̈𝘇𝗼𝗿 𝗽𝗮𝘀 𝘀𝗵𝗶𝗳𝗿𝗮𝘃𝗲

Në shumicën e institucioneve, të dënuarit dhe të paraburgosurit i mbajnë rrobat dhe sendet personale në qese plastike, sepse nuk ka dollapë. Mjeku është prezent vetëm katër orë në ditë. Spitalet rajonale shpesh refuzojnë trajtimin e të burgosurve për “arsye sigurie”.

Për personat me probleme të shëndetit mendor nuk ekziston asnjë institucion i specializuar mjekësor, megjithëse ata aktualisht mbahen në IEVP-në e Shën Kollit.

Gjatë vitit 2025, Avokati i Popullit ka trajtuar 115 raste të paraqitura nga të burgosur dhe familjarët e tyre.

𝗠𝗯𝗶𝗽𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝗺𝗶, 𝗶 𝗹𝗼𝗸𝗮𝗹𝗶𝘇𝘂𝗮𝗿, 𝗷𝗼 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿

Në total, sistemi penitenciar është nën kapacitet (5.029 të burgosur dhe 5.747 vende gjithësej = 87%).

Por shpërndarja është thellësisht e pabarabartë:

IEVP Lezhë: +65% (181 persona mbi kapacitet)
IEVP “Jordan Misja”: +11% (55 persona)
IEVP Vlorë: +10% (16 persona)
IEVP Fushë-Krujë: +2,4% (9 persona)

56,8% e popullsisë penitenciare janë në paraburgim, pra mbahen në burg megjithëse ende janë të padënuar. Ky është një tregues që cenon parimin e prezumimit të pafajësisë.

𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁 𝗾𝗲̈ 𝗰𝗲𝗻𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗱𝗶𝗻𝗷𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝗻

Inspektimet kanë konstatuar:

Ambiente të amortizuara, pa ajrim, ndriçim apo ngrohje të mjaftueshme.
Të burgosur që mbajnë sendet personale në qese plastike sepse nuk ka dollapë.
Mungesë e produkteve bazë të higjienës dhe detergjentëve për pastrimin e qelive.
Sisteme ngrohjeje e ftohjeje jofunksionale, sidomos në mot ekstrem.
Mungesë larmishmërie dhe sasie të pamjaftueshme në ushqim.
Mundësi të kufizuara për aktivitete social-kulturore dhe rehabilitim.

Kujdesi shëndetësor: reagim ndaj emergjencave, jo shërbim i vazhdueshëm

Asnjë mjek me kohë të plotë në shumicën e IEVP-ve. Aty ku ka mjek, qëndrojnë vetëm 4 orë në ditë.
Mungesë autoambulancash dhe vështirësi për konsulta me specialistë.
Spitalet rajonale refuzojnë trajtimin për “arsye sigurie”.
Mungesë e shërbimit stomatologjik dhe e medikamenteve bazë.
Asnjë institucion i specializuar për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

𝗖̧𝗳𝗮𝗿𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗻 𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁

Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë:

Rishqyrtim të politikës së paraburgimit. 56,8% të padënuar është një shifër e papranueshme në një shtet që pretendon respektimin e prezumimit të pafajësisë.
Plan të menjëhershëm për kujdesin shëndetësor në burgje, përfshirë ngritjen e një institucioni të specializuar mjekësor për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.
Mbyllje të pesë IEVP-ve të identifikuara deri në rikonstruktimin e plotë të tyre, dhe një rivlerësim kombëtar të kapaciteteve të sistemit penitenciar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here