Kryengritje apo sabotim? Tronditet Vladimir Putin në Rusi, ja aksioni që po terrorizon Kremlinin

0
268

Presidenti rus Vladimir Putin po përballet me të papritura në Rusi. Rastet e njëpasnjëshme të zjarrit në ndërtesat që strehojnë zyrtarët rusë sa vijnë dhe shtohen. Kësaj radhe, goditja ndodhi në Siberinë Perëndimore, ku ishte radha e një ndërtese që strehonte zyrat e ushtrisë ruse në Nizhnevartovsk. Sipas Daily Mail , ndërtesa u godit nga disa molotov. Sipas burimeve pro-qeveritare, dy bomba janë hedhur, ndërsa njëra nuk ka marrë flakë. Me pak fjalë, një akt sabotimi: “Rusët kundër Rusisë. Rusët kundër luftës.” Pamjet tregojnë një burrë që hedh molotov njëri pas tjetrit, duke i vënë zjarrin hyrjes së zyrës së regjistrimit ushtarak. Dhe kjo edhe para shpalljes së mobilizimit të pjesshëm apo të plotë”, shpjegoi grupi i të drejtave të njeriut gulagu.net “Njerëzit janë kundër luftës: askush nuk ka nevojë për masakrën, vrasjen dhe vetëizolimin e Rusisë. Protesta po radikalizohet. Jo luftës”, thanë ata.  Ky është vetëm një nga incidentet e shumta që kanë ndodhur në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Për shembull, të hënën, më 2 maj, tre gra vdiqën në një zjarr masiv në fabrikën e prodhimit të eksplozivëve në Perm Gunpoëder, e cila furnizon ushtrinë. Dhe përsëri të mërkurën, 4 maj, një cisternë hekurudhore që përmbante tretës mori flakë në territorin e fabrikës së madhe Kaprolaktam që dikur prodhonte armë kimike në Dzerzhinsk. Një tjetër incident ndodhi në Tver, dy javë më parë, një objekt mbrojtës i lartë sekret për projektimin e raketave humbi zjarrin duke vrarë 22 persona. Mungojnë gjithashtu disa nga projektuesit më të mirë të raketave në vend. Ekspertët shprehen se nëse Putin nuk tërhiqet, ai do të përballet me një grusht shteti, pasi sanksionet e kanë shkatërruar ekonominë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here