Lojtarët e Kombëtares që luajnë me klube tënjohura në Europëdhe më gjerë po shtojnë dozën e volumit të punës së tyre nëfushë për tëpërmbushur objektivat individuale dhe ato ekipore për këtë sezon.
Një pjesë po ecin mirë me gola e asiste dhe me minutazh të plotë. Por ka të tjerë që u ka dalë qëtani emri nëtreg, domethënë janë kontigjent qëmund të ndryshojnë skuadër gjatë qershorit ose korrikut. Mes tyre është edhe emri i MarioMItajt, por edhe i sulmuesit Ernest Muçi, Arbër Hoxhës, Berat Gjimshitit, Elseid Hysajt etj.
Mitaj mund të kthehet në Greqi
Mario Mitaj shfaqet si objektiv për AEK-un, që kërkon ta rikthejë në skuadër. Me këtë çështje po merret pikërisht HavierRibalta, që është drejtor te klubi grek. AEK u shpall kampion dhe do të përfaqësojë vendin në kualifikueset e Champions. Për këtë synon që të ketë një klub sa më kompetitiv. “Sport 24” në Greqi zbuloi se interesi i shprehur më parë për Mitajn, vazhdon te AEK-u.22-vjeçari e niste karrierën pikërisht me klubin e Athinës.
Dhe për më tepër, do të gjente atje dy lojtarë të tjerë nga Kombëtarja shqiptare si ThomasStrakosha dhe Stavro Pilo.Mitaj po mbyll një sezon të vështirë me Al Itihad. Hapësirat nuk ishin të shumta në kampionatin arab, për shkak edhe të numrit të lojtarëve të huaj që lejohen.
Muriqi kryegoleador i skuadrës, por Majorka rrezikon rënien
Edicioni që po i afrohet fundit, është bindshëm më i miri në aspektin individual për Vedat Muriqin. Sulmuesi kosovar i ka plot 22 gola në La Liga,vetëm dy më pak se Kilian Mbape, që është realizatori më i mirë i elitës spanjolle.
Gjatë edicionit, Muriqi ka vendosur disa rekorde të Majorkës dhe po synon edhe të tjerë. Të mërkurën, 32-vjeçari u përfshi në ekipin më të mirë të edicionit në La Liga, krah Lamine Jamalit dhe Kilian Mbapesë. Derisa Jamal e Mbape luajnë për dy skuadrat e para në tabelë, Barcelonën e Real Madridin, Muriqi luan “vetëm” për Majorkën.
Dhe edicioni historik i Muriqit po rrezikon të shndërrohet në dështim për Majorkën. Dy xhiro para fundit të kampionatit në Spanjë, Mallorcaështë në vendin e 18-të me 39 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në kategorinë e dytë. 39 pikë i ka edhe Elche në vendin e 17-të dhe Levante në vendin e parafundit. Vendi i 17-të siguron mbetjen në La Liga.
Situata u rëndua për Majorkan pas barazimit 1:1 të Xhironas me Real Sociedadin, të enjten mbrëma.Girona e fitoi pikën e 40-të dhe doli në vendin e 15-të. 40 pikë i ka edhe Alaveshi në vendin e 16-të. Në fakt gara për të shmangur rënien nga La Liga është shumë e fortë dhe me shumë skuadra pjesë të saj. Vetëm Oviedoështë pa gjasa. Pos skuadrave me nga 39 e 40 pikë, të rrezikuara dy xhiro para fundit janë edhe skuadrat me 42 e 43 pikë.
Pra gjysma e ligës. Por Majorka është në mesin e skuadrave me pozitën më të vështirë. Fati i skuadrës së Muriqit mund të përcaktohet në ndeshjen e xhiros së parafundit.
Të dielën nga ora 19:00, Majorka luan në udhëtim ndaj Levantes. Ndeshjet në udhëtim kanë paraqitur shumë problem për skuadrën e Majorkës. Mbetet të shihet performanca e Muriqitnë duelin e radhës dhe a do të jetë ai vendimtar me golat e tij.








































