Google search engine
Home Sport “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”/ Sot etapa e dytë e garës, ja...

“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”/ Sot etapa e dytë e garës, ja rrugët që do të bllokohen duke nisur nga ora 12:00

0
47

Edhe këtë të martë do të zhvillohet etapa e dytë e ‘Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026’.

Siç është njoftuar çiklistët pjesëmarrës do të nisen nga Lezha në orën 12:00 dhe do të përfundojnë garën në Elbasan.

Një ditë më parë u mbajt etapa e parë, ku fitues doli Belgu Kjell Cooman.

-Etapa II-data 19.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00
Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

-Etapa III-data 20.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00
Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

-Etapa IV-data 21.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00
Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

-Etapa V-data 22.05.2026

Orari i bllokimit: 10:00
Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here