Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të rikthejë për hetim në Prokurorinë e Posaçme çështjen që lidhet me gjyqtaren Irena Gjoka.
Kjo e fundit akuzohet se fshehu një dënim penal në Greqi për përdorim vize të falsifikuar.
Sipas vendimit, çështja do të vijojë sërish në fazë hetimore nga SPAK, i cili pritet të verifikojë rrethanat dhe elementët e dosjes, si dhe të kryejë veprime të mëtejshme procedurale.







































