Përfundon marrja në pyetje në Prokurori, Basha: Kam dy thirrje

0
13

Përfundon seanca e marrjes në pyetje nga prokuroria të Lulzim Bashës, lidhur me protestën e 8 Janarit.

Basha ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës duke thënë se orkestroi dhunën para PD. Ndërsa ka shtuar se ai ka dy thirrje, e para për të çuara para ligjit përgjegjësit e dhunës që shpërtheu para PD më 8 janar. Së dyti Basha është shprehur se nuk duhet humbur asnjë sekondë për të vazhduar luftën kundër “regjimit” të Edi Ramës.

Basha: Kurth! Autorët e dhunës të vihen para drejtësisë. Duhet të jemi në krye të betejës për ta çliruar Shqipërinë nga ky makth. Dua të theksoj se Berisha nuk ia ka dalë të imponohet me aktet e dhunës. Demokratët ia kanë dalë të tregojnë se janë shumë më shumë se interesi i një personi të vetëm.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj