Zbardhen detaje të reja si u vra ish-anëtari i bandës së Lushnjes / Prokurorët kthehen sërish në vendin e ngjarjes

0
154

Alban Semaku, 38 vjeç, që shihni në foto, i njohur si ish anëtar i Bandës së Aldo Bares në Lushnje është personi që u gjet I vrarë në Peqin këtë të diele

Viktima, që deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u identifikua nga e ëma në morgun e Elbasanit, disa orë pasi trupi I pajetë u gjet buzë Shkumbinit në lagjen Çezmë të Peqinit!

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se në trupin e viktimës janë gjetur katër predha, një në kokë dhe 3 në shpinë.

Po ashtu, mësohet se 38-vjeçari është qëlluar me pistoletë të kalibrit 9mm.

Ndërkohë drejtuesi i Prokurorisë Keshnik Ajazi dhe një grup prokurorësh janë kthyer sërish në vendin e ngjarjes për të ndërtuar dinamikën e krimit.

Shkaqet dhe dinamika e krimit ende janë të paqarta.

Fakti që zona është e izoluar, pa biznese dhe banesa afër që mund të kenë kamera sigurie e bën hetimin edhe me të vështirë.

Ndaj policia mësohet se ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë në biznese përgjatë rrugës për të arritur në gjurmë të autorëve ende të panjohur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here