Mediat në Kosovë raportuan për një sulm me granatë ndaj doganierëve, reagon urgjent policia: Ishte plumb qorr, po verifikohet

0
132

Pas raportimeve në mediat e Kosovës për sulm në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, policia ka reaguar duke dhënë detaje për ngjarjen.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit për Kufi, Ragip Bunjaku, ka thënë për Telegraf se nuk bëhet fjalë për një sulm.

Sipas tij, është fjala për një plumb qorr që ka rënë, të cilin janë duke e verifikuar.

“Nuk ka pasur sulm, ka rënë një plumb qorr. Jeni duke verifikuar atë”, tha Bunjaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here