Sulmohet ambasada shqiptare në Beograd, Policia mbërrin në vendin e ngjarjes, zbardhen detajet e para

0
192

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në ambasadën shqiptare në Beograd.

Bëhet me dije se ambasada shqiptare është sulmuar, pasi persona të paidentifikuar kanë hedhur një shashkë në oborrin e institucionit.

Ambasadori ka qenë brenda godinës kur në oborrin e ambasadës u hodh shashkë. Nga incident nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e incidentit dhe të autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here