E rëndë! Gjendet e vdekur mësuesja në Vlorë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes

0
170

Trupi i pajetë që u gjet sot në zonën e Petroliferës është i Nadire Nelaj. 72 vjeçarja ishte larguar nga shtëpia prej datës 8 tetor dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë dhe të medias, për gjetjen e saj.

Mësohet se e moshuara Nadire Nelaj ka punuar për shumë vite si mësuese në qytetin bregdetar.

Kohët e fundit ajo vuante nga ankthi. Familjarët kanë shkuar në zonën e Petroliferës ku u gjet trupi dhe kanë konfirmuar se bëhej fjalë për të afërmen e tyre. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por grupi i hetimit po vijon punën.

Nadire Nelaj banonte në fshatin Kotë të Vlorës dhe nuk dihet sesi ajo ka përfunduar në zonën e Petroliferës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here