“Tifozët na bënë me krahë, na mban në lojë matematika”, Reja zbardh detajet: Ja çfarë më mbeti peng nga sfida me Poloninë

0
173

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja në konferencën për shtyp pas ndeshjes u shpreh se skuadra nuk duhet të dorëzohet pasi i mban ende matematika në lojë ndërsa sa i përket ndeshjes tha se u bë pishman që nuk i bëri zëvendësimet më herët para se të pësonte golin.

MBYLLJA E KAPITULLIT: Unë mendoja qe mund t’ia kishim dalë mbanë në këtë ndeshje. Dua të falënderoj shumë ekipin që na ka bërë krenar, por edhe tifozët që sot duhet ta pranoj që ishin fantastik. Ambienti ishte i shkëlqyer, na kanë motivuar, dukej sikur kishim krahë prej tyre sot.

SHANSET: Për derisa matematika na mban në lojë, do të vazhdojmë të luftojmë dhe të shpresojmë. Duhet të shohim ndeshje pas ndeshjes, duhet të mendojmë për sfidën e radhës. Ndaj Polonisë merituam më shumë.

PROBLEMET: Patëm probleme, mu desh të zëvendësoja Baren, Roshi kishte probleme fizike. Do të doja të bëja një zëvendësim më herët, pesë minuta më para, ja që gjërat ndodhën kështu, dhe më ngeli pishman që pësuam gol në atë moment. Duhen marrë parasysh dhe mungesat e shumta që kishim, nuk dua të vë theksin këtu por kishim shumë pak mundësi zgjedhje. Të gjithë lojtarët që luajtën bënë paraqitje të mir;, dua ti komplimentoj pasi jemi ende në lojë. Me Poloninë kemi bërë dy ndeshje të mira, këtu indhuruam golin, bëmë një paraqitje të mirë pasi kemi besim dhe po rritemi dhe mund të përballemi me çdo kundërshtar. Patëm një rast me Manajn i cili nuk arriti të shënonte, ndoshta duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por kemi bindje që mund të bëjmë paraqitje të tilla ndaj skuadrave të mëdha dhe jam krenar për këtë skuadër.

NDËRPREJA E LOJËS: Sigurisht, nuk mund ta duartrokas atë moment. Në atë moment kishim energjinë e duhur. Na penalizoi ndërprerja, në atë moment kishim motivin e duhur për të reaguar. Mbrapa ishte shumë e vështirë pasi kishte ndaluar ndeshja, më erdhi shumë keq dhe uroj që në të ardhmen kjo gjë mos të ndodhi më pasi kjo në nuk penalizon vetëm Kombëtaren, por edhe Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here