Taulant Balla kërkoi zgjatjen e Vettingut me dy vite, reagon ONM-ja

0
21

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka reaguar ditën e sotme në mbështetje të propozimit të mazhorancës për zgjatjen e mandatit të vettingut për të paktën me dy vite, kërkesë kjo e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Në përputhje me mandatin e monitorimit që i është dhënë ONM-së nga Kushtetuta e Shqipërisë, ONM konsideron se është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit në pritje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit.  Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë. Kjo do t’i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi. Është në kompetencën e autoriteteve shqiptare të përcaktojnë afatet e sakta të një shtrirjeje të tillë, në konsultim të ngushtë me aktorët përkatës, përfshirë Komisionin e Venecias”, thuhet në reagimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj