E goditën të parin se ka patur përplasje të forta me Ambasadën Amerikane? Arjan Curri zbulon se çfarë ka ndodhur me Adriatik Llallën

0
152

Analisti Arjan Curri i pyetur se i pari nga zyrtarët e lartë që ra në rrjetën e SPAK është ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili gjatë ushtrimit të detyrës ka patur përplasje të forta me Ambasadën Amerikane, a mund të spekulojmë se goditjet e Prokurorisë së Posaçme janë selektive pikërisht të ndikuara nga amerikanët në Tiranë, Curri tha për MCN Tv se:

“Nuk ka akoma prova për këtë, kemi raporte të kolegëve tanë në zyrat e SPAK, e dëshmojnë prokuroja vetë i tha se ne jemi me Amerikën dhe ajo na ka sjell këtu. Të gjithë bërtasin për sovranitet dhe askush nuk del të thotë se atë sovranitet ne ua kemi dhënë vetë atyre. Përfshi dhe Berishën dhe Metën votuan reformën që e vendos në kushtetutë, e kemi dorëzuar sovranitetin te të huajt dhe ata jo vetëm janë faktorë të rëndësishëm brenda drejtësisë por edhe i përzgjedhin dhe kjo është një paradoks. Nga ana tjetër janë vetë politikanët fajtorë për humbjen e këtij sovraniteti, e kanë dhënë vënë dhe ndoshta kanë votuar të gjithë bashkë për dorëzimin e tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here