“Mos ta hedhë poshtë karrierën për një kapriço personale”, Gjiknuri ‘paralajmëron’ Taulant Ballën

0
151

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, komentoi lëvizjen e Taulant Ballës nga Elbasani.

I pyetur për Taulant Ballën, i cili u vendos drejtor politik në Fier nga Rama edhe pse pati rezultatin më të mirë në zgjedhje, Gjiknuri tha se Balla ka bërë një punë të mirë në Elbasan.

Ai e “paralajmëron” se Balla nuk duhet të hedhë poshtë të gjithë karrierën politike për një kapriço personale.

“Balla ka bërë një punë të mirë në Elbasan, tani është vendosur në një qark tjetër për të drejtuar, sepse kjo është bërë edhe për arsye të politikave të PS brenda partisë, për një rifreskim të qarqeve. Megjithatë do i thoja që mos të hedhë poshtë të gjithë karrierën politike për një kapriço personale,” tha Gjiknuri i ftuar në Top News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here