‘Do ta padis në organet e Drejtësisë’, deputetja shqiptare bën deklaratën e papritur në mes të parlamentit për bashkëshortin e Vjosa Osmanit

0
29

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu është shprehur se është kërcënuar nga bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu.

“Të nderuar para jush dua të paraqes kërcënimin që kam marr nga bashkëshorti i zonjës Osmani, Prindon Sadriu. I rrethuar me pushtetin e bashkëshortes dhe partnerit të saj qeverisës, Albin Kurti ai ka marrë guximin të kërcënoj deputetët e Kuvendit, pas publikimit të fakteve ndaj tij dhe jetës luksoze që ai dhe bashkëshortja e tij bëjnë”, ka thënë Zjenullahu.

Zejnullahu ka paralajmëruar padi ndaj burrit të presidentes pas letrës kërcënuese që ka marrë nga ai, e cila ishte një përgjigje e një akuze që deputetja kish bërë më parë ndaj tij dhe presidentes.

“Do ta padis në organet e drejtësisë për kërcënimin që më ka bërë menjëherë pas kësaj seance. Në letrën kërcënuese, burri i presidentes mundohet të fshehë të vërtetën, duke thënë se vendi ku ndodhet shtëpia e tij është vetëm një vend punishte. Ai në letrën kërcënuese shkon aq larg sa që etiketon edhe mediat që kanë publikuar fjalimin tim, si Gazetën Express dhe Gazetën Insajderi, duke i përmendur me emra”,- tha ajo

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj