Shorti i turit të tretë, Teuta me fat, shpresë për Partizanin, “malore” për Laçin

0
262

Kalimi me shumë sukses i raundit të parë të UEFA-s në Conference League nga ana e Partizanit, u ka dhënë moral të lartë “demave të kuq”, por në raundin e dytë do të kenë përballë një prej skuadrave të njohura europiane sikurse është Bazeli zviceran. Nëse fati është me të kuqtë tanë, atëherë Partizani do ta ketë një tjetër shans të madh në turin e tretë, sepse goglat që u hodhën dje i dhanë short të pranueshëm. Nga hedhja e goglave duket se më me shumë fat është Teuta, e cila falë shortit të favorshëm mund të shkojë deri në “play-off”. Vllaznia nëse kalon qipriotët e Ael Limasolit do të ketë një short relativisht të vështirë por jo të pakalueshëm, kurse për Laçin goglat kanë dhuruar një “malore” shumë të fortë gati të paarritshme

Shorti i skuadrave shqiptare

Skuadrat shqiptare që marrin pjesë në turin e dytë të Europa Conference League njohën dje në mesditë kundërshtarët e tyre të ardhshëm në rast kualifikimi. Kështu, shoti i buzëqeshi më shumë Teutës së Edi Martinit, kjo edhe për vetë faktin se durrsakët bëjnë pjesë në Champions Path dhe mund të përballen vetëm me skuadra kampione të vendeve të tyre që janë eliminuar nga Champions League. Në rast se kualifikohet përballë skuadrës nga Andorra Inter Escaldes, Teuta do të sfidojë në fazën tjetër irlandezët e Shamrock Rovers që ashtu si “djemtë e detit” u eliminuan në turin e parë të Championsit nga sllovakët e Slovan Bratislavës me rezultat të përgjithshëm 3-2 dhe me patën fat pasi ishin skuadra e përzgjedhur nga goglat për të kaluar automatikisht në turin e tretë të Conference League. Ecurinë më të mirë në Europë Shamrock Rovers e ka patur në sezonin 2011-2012 kur u kualifikua në fazën e grupeve të Europa League por përballë kundërshtarëve si Totenham Hotspur, Rubin Kazan dhe Paok i Selanikut nuk grumbulloi asnjë pikë. Siç thamë, shorti ishte i pranueshëm për Partizanin që në rast se bën mrekullinë ndaj Bazelit, në turin e tretë do të përballet me fituesen e çiftit Ujpest i Hunagarisë-Vaduz i Lihtenshtejnit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here