Mark Marku dhe Fatbardh Kadilli bëhen një, kërkojnë protesta: Edhe të dhunshme po të jetë e nevojshme

0
156

Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun e Lezhës nga zgjedhjet e 25 Prillit, Mark Marku kërkon protesta kundër qeverisë Rama.

“Absolutisht në momentin që shkelet një proces i rëndësishëm si zgjedhjet, do të duhet që të kishte protesta. PD nuk organizoi protesta, por si nuk dolën qytetarë që të protestonin që u është vjedhur vota. Nuk është mirë me shuar shpirtin e protestës” tha ai.

Nga ana tjetër ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ishte edhe më i ashpër duke shtuar se nëse është nevoja duhen edhe protesta të dhunshme,

“Po qe nevoja edhe dhunshëm në protestë” ndërsa “pjesën e atyre që shitën votën unë i quaj dezertorë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here