E quajti “kriminel”? Vuçiç mesazh të fortë për Albin Kurtin

0
22

Në një intervistë të dhënë për televizionet serbe, Aleksandër Vuçiç ka lënë të kuptohet se në takimin e dytë me Albin Kurtin në Bruksel, Kryeministri i Kosovës e ka quajtur “këshilltar të Sheshelit” dhe akuzuar si kriminel lufte.

Deklarata e Vuçiç mbështet edhe më tej lajmet e publikuara në media se takimi përfundoi në ofendime personale mes dy udhëheqësve.

“Përveç faktit që Daçiç dhe Odaloviç janë kriminelët e Millosheviçit dhe unë jam këshilltari ligjor i Sheshelit e kriminel lufte. Kjo është ajo që thanë ata”, deklaroi Vuçi për televizionin RTS.

Presidenti serb tha se me Albin Kurtin është i vështirë negocimi. “Me të nuk biem dot dakord as se çfarë dite është sot”, është shprehur ai.

Në lidhje me akuzat për genocid të trefishtë ndaj shqiptarëve, Presidenti serb i hodhi poshtë dhe duke u ndalur te Lufta e Dytë Botërore akuzoi shqiptarët se bashkëpunuan me nazistët.

“Thelbi ishte në gjenocidin e trefishtë kundër tyre. Në 1878 dhe unë nuk e kuptova mirë nëse ai (Albin Kurti) e kishte për Luftën e Dytë Botërore II kur ishin pjesë nazistëve dhe e njësive SS të tyre”, tha Vuçiç.

Në këtë takim, duket se Albin Kurti ka kushtëzuar vijimin e bisedimeve me njohjen e genocidit të kryer nga ana e Serbisë.

“Kur Serbia të pranojë që ka kryer genocid ndaj shqiptarëve, vetëm atëherë thanë se mund të flasim për të ardhmen, edhe pse përfaqësuesit e BE këmbëngulen që bisedimet të përqëndroheshin tek e ardhmja dhe jo te e shkuara”, u shpreh Presidenti serb.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj