Helmimi i qytetarëve në Deçan/ Prokuroria nxjerr detajet e forta: Dy viktimat nuk humbën jetën nga uji, por nga…

0
177

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me helmimet në Deçan, ku mbi 1500 persona u hospitalizuan, ndësa dy të tjerë gjetën vdekjen. Prokuroria Themelore e Pejës ka thënë se dy vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur të martën në

Spitalin e Përgjithshëm të Pejës nuk kanë të bëjnë me helmimin në Deçan, por si shkak i sulmit kardiak. “Fillimisht ka pasur shqetësime të mëdha të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan ku njëri nga ta ka qenë edhe njëri nga viktimat që është dërguar për obduksion. Më pas prokurori kujdestar i krimeve të rënda ka urdhëruar që dy trupave të pajetë t’u bëhet obduksioni dhe sot kemi pranuar një informatë nga eksperti i mjekësisë ligjore se të njëjtit kanë ndërruar jetë për shkak të sulmit kardiak, problemeve me zemër. Me këtë rast janë hequr të gjitha dilemat se të njëjtit kanë mundur të jenë të helmuar apo ndërlidhet me rastin në Deçan”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se janë autorizuar organet përgjegjëse për kryerje të analizave të ujit, duke theksuar se hetimet në lidhje me këtë ngjarje po kryhen në disa pista. Vlen të thuhet se Komuna e Decanit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e helmimeve. Deri tani në Deçan janë regjistruar mbi 1500 persona që kanë kërkuar trajtim shëndetësor për shkak të helmimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here