Google search engine
Home Politike Drejtesi Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon gjyqtaren Gentiana Xhelili, konfirmon në detyrë gjyqtarin...

Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon gjyqtaren Gentiana Xhelili, konfirmon në detyrë gjyqtarin Erjon Bani

0
1274

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar dje nga detyra gjyqtaren Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Gentiana Xhelili. Pavarësisht shpjegimeve të dhëna nga ajo, komisioni konstatoi se Xhelili nuk mundi të justifikojë problemet me pasurinë dhe profesionalizimin. “Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në provat që disponon për vlerësimin e pasurisë dhe vlerësimin e çështjes në tërësi vendosi që subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, t’i jepet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra”, vendosi KPK. Në vendim evidentohet se, Xhelili nuk ka mundur të japë asnjë arsyetim korrekt për shumën prej 4 mijë eurosh. Gjithashtu, nuk ka dhënë dot prova as vlerën e mbi 1 milionë lekëve, që sipas Xhelilit fitoheshin nga dhënia me qira e një apartamenti. “Në lidhje me kursimet cash, me vlerë 4.000 euro, subjekti i rivlerësimit ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për krijimin e gjendjes së likuiditeteve. Lidhur me kursimet nga paga dhe qiraja e apartamentit, në shumën 133.168,87 lekë, subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur kanë mungesë të burimeve financiare të ligjshme për krijimin e të ardhurave nga qiraja e apartamentit në shumën 1.470.000 lekë, në pronësi të prindërve të bashkëshortit”, u shpreh ajo. Ndërkohë, KPK ka vendosur të konfirmojë në detyrë gjyqtarin Erjon Bani, i cili arriti të justifikonte depozitën në euro, që ishte në emër të tij dhe të gruas së tij. Banit nuk iu gjet asnjë problem me profesionalizmin. “Trupi gjykues vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Erjon Bani, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në lidhje me depozitën në euro, rezulton se veprimi i fundit është bërë më datë 2.5.2011, kohë kur bashkëshortja nuk kishte lidhur martesë me të. Trupi gjykues i Komisionit, vlerëson se nuk rezulton asnjë e dhënë se subjekti i rivlerësimit apo bashkëshortja e tij kanë përdorur të ardhura nga këto depozita si burim krijimi për të përballuar shpenzime të caktuara”, njofton KPK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here