Google search engine
Home Politike Drejtesi Tenderat e hekurudhës dhe KESH/ Dy vartësit e Belinda Ballukut paraqiten në...

Tenderat e hekurudhës dhe KESH/ Dy vartësit e Belinda Ballukut paraqiten në SPAK

0
20

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur këtë të enjte sërish në SPAK.

Raportohet se po ashtu, këtë të enjte në dyer e SPAK është paraqitur edhe Viola Haxhiademi dhe ish-drejtore e KESH-it.

Kjo e fundit më parë ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme të ish-zëvendëskryeministres dhe njëherësh ish-ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Një ditë më parë, në ambientet e SPAK u thirrën edhe dy vartësit e tjerë të Ballukut, Gentian Gjyli (ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar – ARRSH) dhe Erald Elezi (ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare – KESH).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here