Google search engine
Home Politike Dritan Leli refuzon mbajtjen e mbledhjes me dyer të mbyllura/ Reagon ‘flakë...

Dritan Leli refuzon mbajtjen e mbledhjes me dyer të mbyllura/ Reagon ‘flakë për flakë’ Rakacolli: Rasti i Vlorës përbën përjashtim

0
366

Këshilli Bashkiak i Vlorës me anë të një kërkese drejtuar kryetarit të Bashkisë së Elbasanit i kanë kërkuar mbledhje jashtë radhe, por Dritan Leli me anë të një shkrese zyrtare nuk e ka pranuar kërkesën e tyre.

Leli ka dërguar një letër ndaj tyre duke shpjeguar arsyet përse kjo mbledhje nuk mund të zhvillohet, duke renditur ndër to si më kryesoren faktin e Ministria e Shëndetësisë nuk lejon këto mbledhje për shkak të gjendjes së pandemisë.

Ai shton se mbledhja e kërkuar nga ata ishte realizuar online para disa ditësh edhe pse anëtarët e këshillit nuk morën pjesë. Ndërsa më tej, thekson se këto mbledhje pra, me praninë fizike do të mund të bëhen vetëm pas datës 1 korrik.

Ndërsa këtë pretendim e ka hedhur poshtë anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli e cila në një përgjigjie të dërguar ndaj sekretarit të Këshilit Bashkiak, ka thënë se realizimi i kësaj mbledhje ishte i mundur dhe se rasti i Vlorës, përbën përjashtim, pasi sipas saj, mbledhjet pë punë, janë të lejuara.

Dritan Leli refuzon mbajtjen e mbledhjes me dyer të mbyllura, reagon

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here