Këngëtarja Enca Haxhia po kërkon një rikthim eme reperin Rigels Rajku, të njohur ndryshe si Noizy. Në një postim në Instastory, Haxhia ka kujtuar këngën e tyre të përbashkët me titullin “Boë Doën”, që sot mbush pesë vite që nga publikimi i saj.
Këngëtarja ka tentuar të etiketojë reperin, por kjo gjë ka mbetur thjesht në tentativë, pasi siç duket dyshja kanë bllokuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
“Pesë vite sot, Boë Doën,”– shkruan Enca. Nga ana e Noizy-t nuk ka pasur asnjë reagim pas këtij postimi.
Postimi i Enca Haxhias
Dyshja nuk flasin prej më shumë se tre vitesh. Gjithçka nisi kur Noizy u shpreh se pas suksesit të Encës ishte ai dhe grupi OTR, ndërsa vetë këngëtarja e hodhi poshtë këtë deklaratë duke thënë se është “selfmade” (e bërë vetë). Replikat dhe thumbimet mes tyre nuk munguan në vazhdimësi, por sot….këngëtarja kërkon rikthim.










































