Ekzekutoi shokun e ngushtë para shtëpisë në orët e para të mëngjesit/ Viktima, pronar i një televizioni kabllor. Zbardhet dëshmia e autorit

0
305

Mëngjesin e ditës së sotme një ngjarje e rëndë ka tronditur Peqinin, ku ka mbetur i vrarë një 45-vjeçar.Leonard Bashaliu është 40 vjeçari, që vrau Ylber Xhahysën mëngjesin e sotëm. Burime për media bëjnë me dije se ngjarja e ka pasur zanafillën para 5 viteve, ku viktima i kisht gërvishur makinën autorit.

Ky mendohet ka qenë edhe konflikti i sotëm që është zhvilluar mes dy personave.

Autori në gjendje të rënduar psikologjike ka thënë “u zum kot, para 5 vitesh më ka qëlluar me grusht”, teksa ka thënë se konflikti ka filluar me fjalë dhe më pas ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Mësohe se Bashalliu është një person problematik dhe se e konsideronte veten të “fortin e fshatit”.

“Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Leonard Bashaliu rreth 40 vjeç dhe banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ylber Xhahysa, rreth 45 vjeç dhe banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit”, njofton Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here