Thellohet përplasja e PS-së me Dritan Lelin / Vjen ftesa e papritur për kryeministrin Rama nga Vlora

0
230

Partia Socialiste ka akuzuar së fundmi se kryebashkiaku Dritan Leli se nuk po punon për sezonin turistik në Vlorë.

45 anëtarë të Këshillit Bashkiak të Vlorës kërkojnë një mbledhje urgjente jashtë radhe për t’u ballafaquar me Lelin lidhur me shqetësimet e komunitetit të qytetit bregdetar për gjendjen e shërbimeve vendore.

Ata e cilësojnë si situatë alarmante gjendjen e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve. Teksa lëvdojnë qeverinë, këshilltarët bashkiak shënjestrojnë kryebashkiakun Dritan Leli si fajtor për këtë gjë pasi deklarojnë se: “qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor”.

Një nga propozimet e tyre është edhe ngritja e menjëhershme e këshillit për shërbimet publike të Bashkisë Vlorë.

Në mbledhje, propozohet që të ftohen edhe deputetët e Vlorës përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili është njëkohësisht deputet në këtë qark.

“Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve kërkon reagim të menjëhershëm. Ne po e ndeshim çdo ditë në kontaktet me qytetarët dukurinë e rënies së nivelit të shërbimeve dhe ndjejmë përgjegjësi t’i përfaqësojmë shqetësimet e tyre. Aq më tepër sot kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor”, thuhet në letrën e drejtuar ndaj Migena Ballës, kryetare e Këshillit Bashkiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here