“Unë i kam thënë vet të shkojë në Presidencë se është një politikan i vjetër”/ Spartak Braho zbulon bisedën me Ilir Metën dhe flet për Presidentin e ri

0
251

Anëtari i Komisionit Hetimor,. Njëherazi deputet i PS-së, Spartak Braho diskutoi sot në emisionin ‘Breaking’ për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Braho tha ndër të tjera se presidenti i ri duhet të jetë i një tipi si Alfred Moisiu.

“Interpretimi i Komisionit të Venecias është i plotë dhe Meta nuk kërkon mendim nga Komisioni, mendoj se tashmë Meta është i shkarkuar. Mos dekretimi i qeverisë së re nga presidenti do sillte një krizë por që do ta zgjidhte parlamenti. Ai anën morale e ka shkelur më rëndë, është e domosdoshme të rregullohet ligji për presidenti jo për Ilir Metën.

Personalisht mendoj që presidenti i ri të jetë i një tipi si Alfred Moisiu. Unë i kam thënë të ik në presidencë me idenë se është një politikan i vjetër, ai doli nga kostumi i presidentit pasi i rrinte shumë i ngushtë”, u shpreh Braho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here