Google search engine
Home Politike “Të më kontaktojnë personalisht në këtë adresë”, kryeministri Rama tregon se çfarë...

“Të më kontaktojnë personalisht në këtë adresë”, kryeministri Rama tregon se çfarë do të ndodhë në fund të majit: Kam lexuar mesazhe shumë interesante! Është ngritur një grup pune që…

0
192

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po fillon përgatitjet për mandatin e tretë.

Rama bëri thirrje dje për të gjithë personat që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, ta kontaktojnë personalisht për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre duke bërë publike dhe adresën ku të drejtohen.

Rama shkruan se interesimet kanë qenë të menjëhershme. Ai njofton se grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit.

“FALEMINDERIT për interesimet e menjëhershme dhe mesazhet interesante që keni dërguar ditën e djeshme

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit

gatipërshqipërinë@kryeministria.al

Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here