17 vite burg për ish nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, ka kërkuar Prokuroria e Posaçme. Lelaj ka qenë i proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 ton kanabis.
Ish nënkomisari do të përfitojë ulje të 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa sasia e drogës u trafikua nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Procesi për ish nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në Gjykatë. Edhe SPAK ka hasur vështirësi ne ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve.
Lelaj akuzohet për ‘trafikimi i lëndëve narkotike’, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale”.
Krahas Lelajt të akuzuar për trafikun e sasisë prej 2.5 ton drogë ishin dhe shtetasit Demo Progonat, Euron Hoti, Malton Lleshi, Aurel Lazaj (të arrestuar) dhe Skënder Siceqa, Arbi Mustafa (të shpallur në kërkim).








































