“Buza ku është bërë filleri dhe mollëzat janë…”/ Gjatë pandemisë, fytyra është plakur me 5 vite, dermatologia e njohur zbulon fakte tronditëse sesi ndikon vaksina tek personat që kanë bërë ‘filler’ dhe ‘botox’

0
72

Pandemia ka lënë pasoja të rënda në të gjithë sektorët e jetës, si ato ekonomike, sociale dhe kulturore. Por, ekspertët bëjnë me dije se covid-19 ka ndikuar edhe në paraqitjen fizike.

Studiuesit kanë deklaruar se një fytyrë mund të plaket deri në 5 vjet në vetëm 6 muaj të pandemisë me theksimin e qeskave poshtë syve, rrathëve të errët, rrudhave, lëkurës së tharë, syve të shuar.

Fenomeni në Britaninë e Madhe është riemëruar “Covid Face” dhe është trajtuar gjerësisht edhe nga revista “Times”, e cila raportoi në një artikull tezën e miratuar edhe nga shkencëtarët. Covid-19 duket se ka ndryshuar fizionominë tonë, duke na bërë edhe më ‘të moshuar’.

Për të ndihmuar në rikthimin e një pamjeje më të shëndetshme në fytyrë, dermatologët e SIDeMaST (Shoqëria Italiane e Dermatologjisë dhe Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme) kanë krijuar një manual për të favorizuar bashkëjetesën e vështirë midis rritjes së temperaturave dhe maskave, midis dëshirës për të “marrë frymë” dhe detyrimeve ende në fuqi të imponuara nga pandemia.

E ftuar në “Wake Up”, mjekja dermatologe, Erjona Shehu renditi faktorët që kanë ndikuar në këto ndryshime në lëkurë.

“Tani në luftën që bën njerëzimi për të pasur një cilësi më të mirë jetese, për rrjedhojë edhe një rini më të gjatë, ne na është shtuar edhe një armik.

Na duhet që të merremi edhe me Covid. Vihet re një lloj lodhje apo rënie e tipareve apo lëkurës që pasqyrohet në portret sigurisht.

Por, unë do t’i ndaja në dy grupe reagimet apo impaktin e Covid te individët. Grupi i parë janë ata që vërtetë e kanë kaluar Covid, ndërsa grupi i dytë janë ata që nuk e kanë kaluar ose e kanë kaluar në formë të lehtë dhe e kanë përjetuar shumë.

Janë disa faktorë që ndikojnë në lëkurë dhe cilësinë e saj dhe stresi është një prej tyre. Kështu që detyrimisht edhe stresi ka bërë të duket më e lodhur, më e ndjeshme, ndryshimet hormonale te femrat që sigurisht që kanë ndikuar. Por edhe mënyra e të ushqyerit, orët e gjata pa gjumë dhe mungesa e dëshirës për t’u kujdesur për veten”, tha ajo.

Për sa i përket ndikimit të vaksinës te personat që kanë bërë ndërhyrje, dermatologia e njohur sqaroi: “Ajo që po diskutojmë së fundmi me dermatologë, kryesisht me ata amerikanë që kanë edhe më shumë përvojë, janë efektet e vaksinimit në lëkurë dhe sidomos i shohim këto efekte, i presim te pacientët që kanë bërë ndërhyrje estetike siç është filleri dhe botox-i.

Nga kolegët e mi është raportuar, ata që kanë bërë vaksinat, Pfizer kryesisht, sepse ajo aplikohet në SHBA, është vënë re që 48 orët e para pacientët me filler kanë pasur një fryrje.
Pra, buza ku është bërë filleri është fryrë më shumë, mollëza është fryrë më shumë. Nuk është panik se kjo ikën”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj