7 ish-gjyqtarët që po hetohen nga SPAK/ Të gjithë me probleme në deklarimin e pasurisë, ja si vetingu zbuloi manipulimet me pronat

0
291

Prokuroria e Posaçme duket e vendosur për të hetuar të ngelurit në veting. Pak ditë më parë u sekuestruan pronat për 3 ish-gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, por në skaner janë dhe 7 të tjerë, mes tyre 4 janë shkarkuar nga vetingut, ndërsa 3 kanë dhënë dorëheqjen duke shmangur rivlerësimin. Hetimet e SPAK nisën mbi bazën e një padie të bërë nga avokat Fran Dashi dhe emrat e tjerë të paditur janë: Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë; Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese; Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese; Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Sipas informacioneve, SPAK po heton me detaje të gjitha deklarimet e pasurisë nga secili emër dhe nëse zbulohen shkelje, atëherë mund të kemi ngritjen e një akuze penale, por edhe sekuestrim pasurie.

Gjetjet e vetingut

Gazeta më poshtë po rendit gjetjet gjatë vetingut për emrat që janë shkarkuar. Disa arritën ta kalojnë fazën e parë, por u shkarkuan nga Kolegji i Apelimit. Ajo që bie në sy është se ka shumë pasuri të pajustifikuara prej tyre. Nëse i marrim me radhë, ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori rezulton si ndër njerëzit më të pasur të drejtësisë. KPK në 2018 konkludoi se ai kishte pasuri mbi 1 miliard lekë. Por nga ana tjetër u gjetën dhe parregullsi, pavarësisht konfirmimit fillimisht në detyrë. Sipas vetingut, Zaganjori ka bërë deklarim të pasaktë lidhur me apartamentin me sipërfaqe 293 m2. Vetë gjyqtari kishte deklaruar se kishte blerë një herë 5.2 milionë lekë njëherë dhe më pas 7 mln lekë e me sipërfaqe 200 m2. Po ashtu probleme janë gjetur lidhur me një bodrum dhe me një dyqan. Po ashtu janë gjetur parregullsi me të dhënat e deklaruara mbi të ardhurat nga qeratë. Sa i takon ish-gjyqtarit Tom Ndreca, vetingu ka gjetur deklarim të pamjaftueshëm dhe deklarim të pasaktë për shkak të mosdeklarimit të likuiditeteve në shumën totale prej 113.254 lekësh, (në emër të bashkëshortes dhe fëmijëve) në kundërshtim me ligjin nr. 9040 datë 10.04.2003, i ndryshuar dhe ligjin nr. 84/2016. (neni 33 pika 5/a). Po ashtu KPK thotë se ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare për të justifikuar likuiditetin në shumën prej 1.393.336 lekësh. (neni 33 pika 5/b e ligjit). Ka fshehur po ashtu një autoveturë. Sipas KPK ka bërë deklarim të rremë lidhur me çmimin e blerjes së garazhit. (neni 33, pika 5, germa “ç” e ligjit). “Në deklarimin për vitin 2003, nuk deklarohet kjo pasuri. Deklarimi për vitin 2003, ka qenë i pasaktë, pasi nuk është përmbushur detyrimi ligjor për deklarimin e kësaj pasurie. (ligji nr. 9049/10.04.2003). Është pyetur subjekti11, dhe ka pranuar se nuk është deklaruar kjo pasuri në vitin 2003, për mungesë vëmendjeje”, shprehet KPK. Sa i takon Gani Dizdarit ai nuk ka arritur të justifikojë: -Apartament banimi, me sipërfaqe 69.7 ml; Depozitë në shumën 5.272 euro; Shuma 23.000 euro, e dhënë nga z. G.L. (ish-bashkëshorti i znj. A.D.); Shuma 36.000 euro, hua nga z. Sh.D.; -Shuma 20.000 euro, hua nga z. M.L.; 5 këste në shumën prej 600 eurosh, qira nga z. M.D.; -14 këste në shumën prej 500 eurosh, qira nga shoqëria “***” sh.p.k; Shuma 15.000 euro, shpenzime për mobilimin e apartamentit; Autoveturë e blerë për shumën 900.000 lekë. Sa i takon Edmond Islamajt ai e kaloi me sukses fazën e parë, por Komisioneri Publik gjeti shumë shkelje me pasurinë e tij. Ndërkohë për emrat e tjerë, duke qenë se janë dorëhequr KPK nuk ka publikuar të dhënat e verifikimit.

7 emrat e tjerë të paditur në SPAK

1.      Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

2.      Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

3.      Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

4.      Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

5.      Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

6.      Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

7.      Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here