Profesionet që pritet të kërkohen dhe paguhen më shumë në Shqipëri në 2021

0
302

Viti që sapo u mbyll ishte një vit shumë i vështirë në të gjitha aspektet, një sfidë e pa provuar dhe as e përfytyruar më parë nga secili prej nesh.

Ndërvite për festa ne i kemi uruar njëri-tjetrit shëndet, por ndoshta pa e ndjerë vërtet se çfarë do të thotë të kesh shëndet të mirë. Ky vit na e mësoi më së miri që shëndeti është mbi çdo gjë tjetër dhe kujdesi e ruajta e tij janë përparësi në çdo shoqëri.

Rrjedhimisht ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund të kesh ekonomi të qendrushme në një shoqëri të sëmure dhe për pasojë as punësim dhe treg pune në rritje në kushte të tilla.

Por pyetja që ngremë shpesh nuk ka të bëjë me gjendjen më lart, sepse të gjithë e vetekuptojnë trinomin, shëndetësi – ekonomi – punësim, por shqetësohemi më shumë për mjedisin tonë vetiak dhe familjarë që na rrethon, dhe pyesim: – Sa do të ndikohet kompania në të cilën unë punoj? A do na ulen pagat në 2021?

Apo mos na i rrisin pak sepse nuk kemi qenë keq? A do të ketë përsëri shkurtime dhe nqs po, në çfarë mase mund të jenë? Po cilët sektorë mund të kenë rritje dhe për rrjedhojë dhe mundësi punësimi në to?

Po mundësia për të gjetur ndonjë punë jashtë? Pra pavarësisht situatës, ne përsëri këto pyetje të natyrshme i bëjmë me vete, i bëjmë me miq, e me shokë.

Përgjigjia që marrim më shpesh, (që në fakt kemi që në Mars 2020 që këtë përgjigje marrin për çdo pyejte që ngremë) është: – Nuk i dihet. Ose situata është dinamike, që Shqip do të thotë se situata ndryshon vazhdimisht. Po, është e vërtetë që parashikimet dhe analizat në periudha krizash të panjohura janë shumë të pamundura, por tashmë me mbylljen e vitit 2020, ne kemi disa të dhëna dhe vëzhgime mbi tregun e punës të cilat na japin një ide për punësimin në vitin 2021.

Gjithashtu, këto 9 muaj na mësuan që edhe në pandemi apo jo, njerëzit do të punësohen, do të pushohen, disave do t’ju rritet paga, e disave do t’ju ulet, disa do të punojnë nga shtepia, e disa të tjerë jo, etj. Pra edhe në kohë të vështira ka mundësi, ashtu siç ka vështirësi.

Viti 2021 pritet që të jetë fillimi i përmirësimit të trinomit më lart, ku punësimi do të frenojë rënien e tij në tremujorin e parë të 2021 dhe të filloje ringritjen në Qershor të 2021 me fillimin e sezonit të ri turistik.

Tregu i punës në vitin që lamë pas, në vlerësimin që ne kemi bërë në zyrë është tkurrur me rreth – 80,000 shkurtime vendesh pune. (50,000 shkurtime të deklaruara, kryesisht në fasoneri, hoteleri, gastronomi, shërbim klienti, etj dhe 30,000 shkurtime në të zezë, kryesisht punëtorë ndihmës të pakualifikuara si psh, punëtorë krahu, punëtorë shtëpie, punëtorë ndihmës në ferma, etj).

Ndërkohë pak të dhëna kemi që punonjës të kualifikuar të jenë shkurtuar deri më tani në sektorin privat, ndërsa sektori publik nuk është prekur aspak nga pandemia. Kjo përforcon faktin që puna në sektorin publik mbetet puna më e sigurtë sot në Shqipëri dhe përfaqëson rreth 20%[1] të totalit të forcës së punës në vend. Por në anën tjetër kemi rreth 80% të forcës së punës, të cilën po e klasifikoj në 3 kategori përsa i përket zhvillimeve për vitin 2021.

Kategoria e parë janë sektorët që pritet të rriten gjatë vitit 2021:

  1. Ndërtimi. (Inxhiner ndërtimi; Konstruktorë; Teknik; Hekurlidhës mjeshtër; Hekurlidhes punëtorë; Muratorë; Punetorë gipsi; Elektriçistë; Hidraulikë, etj.) Rritja në këtë të sektorë vazhdon si për shkak të rindërtimit dhe punëve publike, por edhe të fluksit të madh ndërtues në Tiranë dhe në vijën bregdetare.
  2. Teknologjia e informacionit. (Zhvillues; Mirëmbajtes rrjeti, Siguri informatike, etj.) Rritja në këtë sektor është kërkese e kohës që çdo biznes ka, por edhe kërkesa nga jashtë për specialist të këtij sektori është ende e qendrueshme.
  3. Kujdesi shëndetësor. (Mjekë; Infermierë; Terapistë; Laborantë; Inxhinierë, etj.) Situata aktuale dhe kërksa nga jashtë janë faktorët kryesorë që ndikojnë rritjen në këtë sektor.
  4. Puna në largësi. (Tele-operatoret; Rezervues online; Hedhës të dhënash; Kujdesi ndaj klientit nëpëmjet kanaleve dixhitale, etj.) Ky sektor do të njohë rritje kryesisht për shkak të kërkesës nga jashtë, ku mbizotëron kërkesa nga Italia dhe pavarësisht rritjes së pagave në këtë sektor, përsëri mbetemi shumë konkurues në tregun e punës krahasimisht me vendet perëndime. Njëkohësisht pritet rritje edhe nga bizneset vendase si një mënyrë e mirë alternative për të përmirësuar biznesin.

Bazuar në Sondazhin e Pagave & Përfitimeve që ne realizuam në vitin 2020 dhe ku morrën pjesë 23 kompani nga Shqipëria dhe 14 kompani nga Kosova, arritëm në përfundimin se buxhetimi i rritjes së pagave për vitin 2021 është parashikuar që të jetë:

Pra rritja e pagave parashikohet që të jetë nga 2% në 10%. Vlen të theksohet se në këto sektorë priten edhe rishikime tërësore pagash nga 19% në 23%. Rishikimi i pagës është i ndryshëm nga rritja normale sa më lart. Rishikimi bëhet për persona të veçantë, dhe/ose profile të veçanta për të cilët kërkesa në treg ka pësuar rritje të lartë dhe tregu i punës për këto profile është rritur ndjeshëm.

Paga reference sipas standardit raportues të Sondazhit të Pagës 2020 për Punëtorët në Ndërtim paraqitet si më poshtë: (Per lehtesi le t’i referohemi 25% si minimumi dhe 75% si maksimumi)

Për profesione si infermiere, zhvillues programesh kompjuterike, specialist ndërtimi, etj, që mund të punojnë edhe jashtë Shqipërisë do të kemi rritje edhe më të larta. Kërkesa për këto profile do të shkaktohet nga kërkesa e pritshme nga jashtë. Pra një kërkesë për infermierë nga vendet perendimore do të shkaktojë mungesë në tregun tonë dhe për pasojë dhe rritje të pagës.

* Burimi EPPC Albania Salary Survey 2020.

Në kategorinë e dytë janë sektorët që pritet të kenë rimekembje të shpejtë pas Qershorit 2021, ku veçohen:

  • Turizmi; (Të gjithë profesionet që lidhet drejtperdrejte me turizimin, që nga aviacioni, biletaritë, agjencitë turistike, deri tek aktivitetet argëtuese.)
  • Hoteleria;
  • Gastronomia; (Restorante, Bare, Ëmbëltore, etj.)
  • Fasonet; (Përpunimet aktive të të gjitha natyrave.)
  • Shpërndarja dhe shitja e më pakicë e produkteve ushqimore dhe pijeve;
  • Transporti tokësor dhe detar i udhëtarëve.

Nga sa më lart pritet që pagat dhe përftitimet të rriten vetëm për sektorët që parashikojnë rritje dhe jo për sektorët që priten të rimëkëmben. Sektorët që pritet të rimëkëmben do të trashëgojnë të njëjtat paga, sepse sektori nuk eshte rimëkëmbur dhe për pasojë nuk ka mundësi që të ofrojë më shumë dhe as të përballojë koso më të larta të forcës së punës. Një rritje në këtë sektor do të jetë e shpejtë dhe e ndjeshme por në 2022, pasi rimëkëmbja të fillojë të ushtrojë trysninë e konkurrencës dhe garës për rritje.

Rritja që do të përfitohet në këtë kategori (dhe në çdo kategori) do të jetë rritja e pagës minimale nga 26,000 lekë bruto në muaj, në 30,000 lekë bruto në muaj. Tashmë ky vendim është marrë nga qeveria.

Në kategorinë e tretë janë të gjithë sektorët e tjerë.

Sektorë të tille si shërbimet financiare, telekomunikacioni, industria nxjerrëse dhe përpunuese, karburantet, prodhimi, shitja me pakicë e produkteve jo-ushqimore, media, logjistika, shërbimet profesionale, konsulenca, etj, që priten të reflektojnë ndryshimet e kohës ne lidhje me sfidat e tyre me tregun, dixhitalizimit, mbrojtjen e mjedisit, energjinë e gjelbër, apo risive në industrinë ku operojnë, pavarësisht pandemisë nuk do të kenë ndikime të ndjeshme gjatë 2021.

Këta sektore mund të mos kenë patur ndikim të madh e të drejtëpërdrejtë nga pandemia, (sepse natyrisht ndikim të vogël, e të tërthortë dhe këta sektorë kanë patur dhe do të kenë), por parimisht pritet që ata të jenë kryesisht të qëndrueshëm dhe me rritje natyrale të pagave dhe përfitimeve në masën e medianit , 4%. Në ata sektorë apo kompani, të cilët janë në rrugën e transformimit apo dixhitalizimit që koha kërkon, pritet edhe një tkurrje në masën -2% deri në -7% të forcës se punës.

Një tjetër veçori e pandemisë ishte dhe është puna nga shtëpia, e cila tashmë do të mbesë gjithmonë e pranishme edhe në Shqipëri dhe do të vazhdojë edhe në vitin 2021 pas vënies nën kontroll të Covid-19.

Sot në Shqipëri pandemia ka detyruar rreth 57% të punëdhënësve, kryesisht në Tiranë, që të zbatojnë punën nga shtëpia (të kombinuar) dhe të lejojnë punonjesit e tyre që të punojnë në largësi. Vetëm 35% e punëdhënësve deklarojnë se iu kanë siguruar të gjitha mjetet e punës punonjësve për të punuar nga shtëpia (si laptop, celularë dhe 4G, ose internet) dhe 43% deklarojnë se iua kanë siguruar pjesërisht mjetet e punës, dhe me pjesërisht i referohen aparatit celular, smartphone.

Kjo prirje pritet që do të qendrojë dhe pas vënies në kontroll të pandemisë, ku pritet që nga viti 2021 të kemi një kombinim të punës nga zyra, pra asaj tradicionale, me punën në largësi. Sot është koha të përgatitemi për organizimin dhe kontrollin e punës në largësi.

Uroj që viti 2021 të jetë fundi i pandemisë dhe fillimi i rimëkëmbjes së shpejtë të jetës shoqerore, ekonomisë dhe punësimit.

*Drejtor i EPPC Albania & Kosovo

[1] Përqindje ndryshon në varësi të totalit dhe të rritjes graduale të sektorit publik, ku me uljen e punësimit total, pesha e sektorit publik është në rritje.

[2] 25% e punonjësve kanë pagë £ 40,000 lekë

[2] 75% e punonjësve kanë pagë £ 60,000 lek/ Nga Erald Pashaj per Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here