Google search engine
Home Sport Frikë nga dalja e sekreteve të trajnerit Kompani, Bajerni i Munihut merr...

Frikë nga dalja e sekreteve të trajnerit Kompani, Bajerni i Munihut merr masa kundër spiunazhit

0
22

Bajerni i Munihut ka marrë masa ekstreme për të garantuar privatësi të plotë në qendrën stërvitore të klubit në “Säbener Straße”, duke e instaluar një barrierë të fuqishme kundër spiunazhit, të teknologjisë së lartë. Gjigantët e Bundesligës janë të vendosur t’ia sigurojnë trajnerit Vincent Kompany privatësinë e nevojshme për ta përgatitur skuadrën për sezonin e ardhshëm, larg çdo ndërhyrjeje nga jashtë.

Atmosfera në qendrën historike stërvitore bavareze ka ndryshuar ndjeshëm. Sipas asaj që raporton “Bild”, punimet për vendosjen e rrethimeve të reja dhe impozante kanë nisur në fillim të kësaj jave, duke i zbuluar përmasat reale të një projekti që synon ta izolojë pothuajse plotësisht ekipin e parë nga bota e jashtme, përmes një ekrani gjigant pengues të shikimit, në format XXL. Infrastruktura shtrihet rreth fushës së re të lojës, e cila është ende në përfundim e sipër.

Gjatë javëve të fundit janë ngritur shtylla të mëdha prej çeliku, me lartësi prej gati dhjetë metrash. Mekanizmi në bazë të kësaj mburoje teknologjike e përdor një sistem të avancuar rrotullash dhe kabllosh, i projektuar për ta ngritur dhe vendosur, kur të jetë e nevojshme, një pëlhurë të madhe gri me rezistencë të lartë. Pas testeve të para strukturore të kryera pa mbulesë, pjesa e parë e pëlhurës së rëndë është lidhur me një tub të fortë çeliku dhe është ngritur me anë të një vinçi, duke e bërë funksionale barrierën mbrojtëse.

Trajneri Vincent Kompani e ka inspektuar personalisht përparimin e punimeve pas kthimit nga Azia. Trajneri belg është mësuar që nga koha e tij në Angli me stërvitjet e zhvilluara në izolim të plotë nga tifozët dhe vëzhguesit e tjerë. Më shumë se çdo trajner tjetër më parë, Kompany është i vendosur ta mbrojë skuadrën e tij sa më shumë që të jetë e mundur nga sytë kureshtarë. Me sistemin e ri, synimi është që nga jashtë të mos mund të shihet pothuajse asgjë nga stërvitjet sekrete të Bayern Munihut.

Në vitet e fundit, stërvitjet me dyer të mbyllura janë bërë gjithnjë e më të zakonshme. Pep Guardiola e kishte vendosur dikur një perde të madhe gri rreth njërës prej fushave kryesore, ndërsa nën drejtimin e Julian Nagelsman u vendosën edhe perde të mëdha të komandueshme në fushën e dytë. Tani, me sistemin e ri të kabllove dhe pëlhurës XXL, Bajerni synon t’i pengojë plotësisht shikimet e padëshiruara nga spiunët, tifozët dhe mediat. Nuk do të ketë më pamje të stërvitjeve të Bajern Munihut nga jashtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here