Mjeku i njohur, Dritan Ulqinaku tha se ka mbërritur një letër nga COVAX në Ministrinë e Shëndetësisë, ku thuhet se brenda 3 muajve të parë të vitit 2021 Shqipëria do të mund të përdor vaksinën anti-Covid.
“Sapo më njoftuan. Në Ministrinë e Shëndetësisë ka ardhur një letër nga Covax ku thotë se 3 muajt e parë të 2021 do mbërrijë vaksina në Shqipëri. Nuk mund të jap më shumë informacione se kaq,”tha Ulqinaku në Open.