Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Gjermani, ku murgeshat ishin tutoret e fëmijëve dhe i dërgonin ata tek priftërinjtë, politikanët, apo biznesmenë.
Fëmijët e shtëpive të jetimoreve, janë përdhunuar me mijëra herë që në moshë fare të vogël.
“Murgeshat katolike që drejtonin një shtëpi fëmijësh në Gjermani bënin rolin e tutorit, duke dërguar djem të vegjël te priftërinjtë, politikanët dhe biznesmenët, të cilët i përdhunonin ata nëpër festa seksi”,- thotë në dëshminë e tij njëri prej viktimave.
Sipas “Der Spiegel”, viktima, tashmë 63-vjeç zbuloi të gjitha detajet se si murgeshat në këmbim të parave, e dërgonin që të abuzohej seksualisht nga priftërinj dhe politikanë që në moshën 5-vjeçare. Ai tha se është përdhunuar mbi 1000 herë gjatë viteve ’60 dhe ’70.
“Murgeshat kryenin rolin e tutorëve për djemtë deri në 14 vjeç. Nëse ata nuk pranonin të shkonin në këto festa seksi, i rrihnin me shkopinj ose i përplasnin kokën në mur”,- ka dëshmuar viktima.
Pasi u mësua skandali, shtëpia e fëmijës në Speyer të Gjermanisë u mbyll në vitin 2000. Ndërkohë që ditët e sotme viktimat kanë zgjedhur që të flasin për atë që u ka ndodhur.