Aksidenti i frikshëm në tunelin e Elbasanit/ Ja pamjet e rënda të makinës së bërë copë-copë, zbulohen të tjera detaje, çfarë ka ndodhur me dy shoferët që ngecën brenda

0
278

Mesditën e sotme një aksident i frikshëm ndodhi në brendësi të tunelit të Elbasanit. Këto janë pamjet e aksidentit të tëndë. Përplasje e fuqishme ndodhi mes një makine tip “Ford” dhe një tjetër automjeti tip “Audi”.

Faktor duket se ka qenëshpejtësia e lartë dhe manovrat e drejtuesit të makinës “Ford” që humbi kontrollin e mjetit, duke marrë përpara “Audin”.

Siç shihet nga këto pamje makina ka marrë dëme të mëdha si në pjesën e përparme ashtu edhe të pasme, duke u shtypur dhe bërë copë-copë.

Fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli dy persona që gjendeshin në mjetin tip “Ford” dhe drejtuesi i “Audit”.

Si pasojë e aksidentit të rëndë trafiku me drejtim Elbasan-Tiranë u bllokua për afro 1 orë.

Me date 24.12.2020, rreth orës  12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy  drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here