45-vjeçari terrorizon Elbasanin, qëllon me armë në mënyrë të pakontrolluar

0
255

Një 45-vjeçar po qëllon me armë zjarri drejt forcave të policisë. Mësohet se ngjarja po ndodh në qytetin e Elbasanit. Qytetari në fjalë është raportuar nga banorët e zonës të cilët kanë telefonuar policinë për të lajmëruar se 45-vjeçari po qëllonte me armë zjarri në ajër.Kur policia ka mbërritur në banesën e të armatosurit për të ushtruar kontroll, ai ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë drejt efektivëve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat RENEA.Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat me armë. Ende nuk dihet identiteti i personit që po terrorizon qytetarët dhe efektivët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here