Gjobiten 415 qyetarëvë që lëviznin pa maska

0
216

Policia e Shtetit njofton se vazhdon që të ushtrojë kontrolle, për personat apo subjektet që nuk zbatojnë masat ndaj koronavirusit.

Në njoftim, policia shprehet se ka vendosur gjobë ndaj 415 personave me vlerë 3000 lekë, pasi nuk kanë pasur maskë mbrojtëse.

Gjoba kanë marrë edhe personat që lëviznin pas orës 22.00 pa ndonjë arsye të domosdoshme, si dhe 4 subjekte janë gjobitur me 1 000 000 lekë, pasi kanë shkelur rregullat ndaj Covid-19.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Ndëshkohen me masë administrative 431 qytetarë, pasi nuk i zbatuan këto masa.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 415 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Për secilin nga subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here