Kreu i sindikatës: Të vlerësohen mjekët financiarisht, piku i rasteve me COVID ishtë në nëntor

0
276

Kreu i sindikatës së mjekëve, doktor Gent Stroni thotë se edhe mjekët e familjes duhet të trajtohen financiarisht pasi ata po trajtojnë qytetarë të prekur nga COVID-19. Kjo kërkesë thotë Stroni vlen dhe për mjekët e spitaleve rajonale.

“Unë do thoja që trajtimi është shumëplanësh duke përfshirë këtu që nga mënyra e mbrojtjes së tyre, ngritja profesionale nëpërmjet disa trajnimeve që ata duan të bëjnë. Është logjike që një person i cili tashmë në këtë luftë po gjendet me vështirësi për ta bërë punën ashtu siç duhet por dhe me rrezik për jetën, sigurisht që faktori financiar duhet trajtuar patjetër” – tha Stroni.

Mjeku Infeksionist Gent Stroni thotë se pavarësisht uljes së rasteve pozitivë gjatë ditëve të fundit nuk duhet ulur vigjilenca e qytetarëve pasi pandemia do të na shoqërojë për një kohë të gjatë.

“Kemi një ulje të rasteve të zbuluara por edhe rasteve që janë në spitale që po paraqiten, janë më të pakët gjatë periudhës së nëntorit. Mbase kjo vjen dhe si pasojë e saturimit të numrave ose kalimit të atij pikut të famshëm. Rënia e këtyre numrave nuk duhet të na ulë vigjilencën dhe të themi se ka kaluar çdo gjë. Jemi akoma në mes të rrugës dhe besoj se do të kemi rrugë të gjatë për të bërë sëbashku me COVID-in” – tha Stroni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here