Akuzohen për falsifikim dokumentesh, gjykata e Lezhës jep arrest me burg dhe detyrim paraqitje për 2 të arrestuarit

0
16

Gjykata e Lezhës ka lënë në arrest me burg dhe detyrim paraqitje 2 personat e arrestuar 3 ditë më parë me letërnjoftime të fallsifikuara.

Sipas të dhënave në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Ruzhdi Hoxhën dhe detyrim paraqitje për Lavdrim Sylën.

Ky i fundit mësohet se ka qenë pasagjer në mjetin ku u gjetën letërnjoftimet e falsifikuara dhe ka deklaruar se nuk ka pasur fare dijeni.

Ndërsa 39-vjeçari Ruzhdi Hoxha i cili ishte drejtues i mjetit mësohet të ketë thënë se letërnjoftimet ja kishte dhënë një person i panjohur teksa po udhëtonte në drejtim të Tiranës.

Avokati i 39-vjeçarit ka kërkuar një masë më të butë ndaj klientit të tij, por që nuk u pranua nga gjykata.

Ruxhdi Hoxha dhe Lavdrim Syla që të 2 banues në Kukës u prangosën në hyrje të qytetit të Rrëshenit  dhe gjatë kontrollit të ushtruar në makinën tip “Ford Mustang” me drejtues shtetasin Ruzhdi Hoxha u gjetën dhe u sekuestruan 23 karta identiteti, 19 pasaporta dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara të cilat ju përkisnin shtetasve të huaj.

Ata dyshohet të jenë prodhuar në Kosovë dhe kishin si destinacion Tiranën, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj