Dua Lipa shpërthen në lot për komunitetin LGBTQ, fjalimi i saj prek zemrat e të gjithëve

0
205

Dua Lipa ka fituar mbrëmjen e djeshme çmimin “The Music Award” në “Attitude Awards”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt online për shkak të rregullave të pandemisë. Pasi pranoi çmimin e saj, Dua mbajti një fjalim mjaft emocionues duke folur për vitin e vështirë dhe komunitetin LGBTQ.

Artistja e ka cilësuar 2020-tën si një vit surreal, aq sa dukej sikur dikush hoqi prizën dhe gjithçka ndali në moment.

2020 ka qenë një vit surreal. E shijova në maksimum performancën time në Mardi Gras në Sidnej në fillim të këtij viti dhe është çmenduri e vërtetë se si në një moment të gjithë ne po festonim bashkë dhe më pas papritur u duk sikur dikush hoqi prizën. Ato javët e para të Covid ishin vërtetë shumë konfuze. Ishte një vendim i vështirë për të nxjerrë këngë të reja gjatë pandemisë, por unë vendosa ta bëja këtë gjë me shpresën se këto këngë do t’i bënin njerëzit më të lumtur dhe do të sillnin pak dritë në këto kohë të vështira”, është shprehur Dua gjatë fjalimit.

Më pas ajo ka shpërthyer në lot duke folur në mbështetje të komunitetit LGBTQ dhe shëndetin e tyre mendor në këtë periudhë të vështirë. Dua ju bëri thirrje të gjithëve që të ndihmojnë një person të dobët, duke theksuar se sa të rinj i kanë dhënë fund jetës këtë vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here