Një lajm i hidhur ka ardhur për artin shqiptar, Piktorja e njohur shqiptare Lumturi Blloshi ka humbur sot jetën në moshën 76-vjeçare nga COVID-19.
Mësohet se ajo po luftonte me virusin e rrezikshëm prej tre javësh, pa mundur t’i bëjë ballë.
Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB). Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.
Blloshmi ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.