Akuzat e PD-së për fshehje pasurie/SPAK nis hetimet për Bushatin

0
21

Partia Demokratike ka njoftuar se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar për ta se kryetari i PS për fushatën, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.

PD kërkoi transparencë një javë më parë përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati. Ai është paditur për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Në përgjigje të kësaj kërkese, PD njofton se  SPAK u ka kthyer përgjigje se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 93/2020 për veprat penale fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Procedimi penal, sipas PD,  është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu. 

PD e ka depozituar kallëzimin që në tetor 2018 dhe çështja u kalua nga Prokuroria e Tiranës tek SPAK, pas krijimit të kësaj prokurorie.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj